Reali i Madridit, gjatë këtij sezoni, ka fituar vetën një trofe, kampionatin botëror të klubeve ne Abu Dabi, por në La Ligën spanjolle ai ka probleme të mëdha. Ç’është e vërteta, është fat i madh që Reali është vetëm tetë pikë mbrapa Barcelonës së vendit të parë, duke qenë se me rezultatet që ka arritur, ai shumë mirë mund të ndodhej edhe në pjesën e dytë të tabelës së klasifikimit të kampionatit spanjoll.
Në 27 ndeshje në të gjithë konkurrimet Reali ka shënuar vetëm 55 gola që është statistika më e keqe që nga sezoni 2006/2007, kur trajner ishte Fabio Kapelo. Për mungesën e efikasitetit të Realit flet edhe fakti se Ronaldo vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirë gjatë këtij viti, megjithëse ai është larguar që në maj për te Juventusi.
Sfidanti.al