Çabi Alonso refuzon paktin me organet tatimore; do të shkojë në gjyq

Çabi Alonso nuk ndryshon qëndrim dhe refuzon të bëjë pakt me organet tatimore spanjolle për akuzat e ngrituara prej tij për evasion fiskal të kryer me të të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Ish futbollisti spanjoll akuzohet se ka mashtruar me këto të ardhura për shifrën e 2 milionë Eurove në vitet 2010,2011 dhe 2012 kur ishte pjesë e Realit të Madridit. Seksioni I Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Madridit kërkoi një dënim me 5 vjet burg për Çabi Alonson.

Sipas asaj që publikohet tek ‘El Confidencial’, Çabi Alonso që tani është në rolin e trajnerit në Akademinë e Realit të Madridit, është I bindur per  pafajësinë e tij dhe për këtë arsye refuzoi paktin me organet fiskale spanjolle dhe në 22 janar ai do të shfaqet në sallën e gjyqit për t’u mbrojtur nga akuzat. Në këtë mënyrë, Çabi Alonso bëhet futbollisti I dytë pas Lionel Mesit që vendos të mos negociojë në lidhje me këtë cështje.

Sfidanti.al