Ole Solskjeri është vetëm trajner i përkohshëm i Mançester Junajtidit, vetëm nëse arrin të bëjë ndonjë çudi të madhe, kështu që klubi mançesteras vazhdon të jetë në kërkim të ndonjë trajneri që do ta kthente ekipin në rrugët e vjetra të kampionëve.
Maurisio Poçetino është në krye të “listës së dëshirave” të Junajtidit, por përmenden edhe trajneri francez, Zinedin Zidanë, dhe ai italian i Juventusit, Masimo Alegri. Në këto kushte, ky i fundit bëri komentin e vet sa u përket spekulimeve të përhapura:
“Unë kam edhe një vit e gjysmë që ta përfundoj kontratën me Juventusin. Unë jam shumë mirë këtu dhe kam plane në kokën time. Deri në qershor ka ende shumë ndeshje. Futbolli italian është fashinant. Unë nuk jam i lodhur dhe dua të qëndroj që t’i çojmë punët edhe më përpara, ne duhet të përfshijmë edhe fëmijtë që të krijojmë të ardhmen për këtë sport në Itali”, vuri në dukje trajneri i Juventusit