Xhiro e Italisë humbet Kris Frum; Britaniku ka objektiv titullin e pestë në ‘Tour de France’

Xhiro e Italisë e vitit 2019 do të jetë pa protagonistin kryesor të saj; Kris Frum. Ciklisti britanik i Team Sky, fituesi i këtij evenimenti në 2018 nuk do të marrë pjesë në të pasi do të ruajë të gjithë energjitë e tij për Turin e Francës dhe është vetë Frum që e konfirmoi këtë.

‘Ishte një vendim i vështirë, duhej të kuptoja se në cilin nga turet e mëdhenj duhet të përqendrohesha, sidomos pas fitores së Xhiros së Italisë vitin e kaluar ku përjetova një moment kaq të bukur-tha Frum-por objektivi im për vitin 2019 do të jetë fitorja në Turin e Francës. Sigurisht do të jetë e vështirë për mua që të qëndroj jashtë Xhiros së Italisë dhe të mos mbroj fanelën rozë, por mendoj se duke qenë se Turi i Francës është objektivi im kryesor, për mua është më mirë që të mos jem në Xhiro. Nëse do të mund të fitoj Turin e Francës për të 5 herë, gjë që e kanë arritur vetëm 4 ciklistë në të gjithë historinë, karriera ime do të bëhet e jashtëzakonshme’.

Por Frum nuk është i vetmi që do t’i mungojë Xhiros së Italisë. Ka hequr dorë nga pjesëmarrja në të edhe fituesi i Turit të Francës për 2018, Gerent Tomas, edhe ky për të njëjtin motiv, për të triumfuar sërish në ‘Grande Boucle’.

Sfidanti.al