Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për kalimin e Aron Ramsejit te Juventusi. Mefushori uellsian është drejt mbylljes së kontratës me Arsenalit dhe nuk do ta rinovojë atë. Për këtë arsye Zonja e Vjetër që është në kërkim të një perfocimi në repartin e mesfushës, ka vendosur që të sjellë në Torino 28 vjecarin, një lëvizje që duket se nuk do të bëhet me parametra zero.
Sipas ‘Times’, në fakt Juventus ka ofruar 34 milionë Euro për kartonin e lojtarit, ndërkohë që për Ramsej ka përgatitur një kontratë 5 vjecare. Një propozim të cilin uellsiani që është në kërkim të një page të majme, mund ta pranojë që në këtë moment që do të thotë se mund të firmosë me Juventusin në muajin shkurt për t’u transferuar në Torino në muajt e verës. Mendohet se paga pretendohet të jetë 7 milionë Euro dhe duket se është engesa e vetme e këtij operacioni që gjthsesi po merr gjithnjë e më shumë formë pavarësisht konkurencës së shfaqur së fundi nga Bajerni I Mynihut, Paris Sën Zhermen dhe Real Madrid.
Sfidanti.al