Kush vlen më shumë për Napolin, Kulibali apo 120 milionë euro?!

Mançester Junajtidi dhe Barcelona, sipas mediave, janë gati të bëjnë “çmenduri”. Kalidu Kulibali mund të quhet qendërmbrojtësi më i kërkuar në botë, dhe transferimi i tij mund të sjellë thyerjen e rekordit të Virgil Van Dajkut, për një mbrojtës. Flitet për 120 milionë euro, kaq është shidra që presidenti i Napolit, De Laurentis, ka vendosur për “kokën” e afrikanit.

Gjithsesi, ndeshja e fundit e Serisë A, ajo ndaj Bolonjës, e vuri në mendime presidentin napolitan, por edhe trajnerin Karlo Ançeloti. Kulibali ishte i skualifikuar, në tribunë, dhe në mungesë të tij Napoli pësoi dy gola, dhe thuajse e mbylli në barazim ndeshjen në “San Paolo”. Albion e Maksimoviç nuk ishin fare në terezi, dhe u desh goli në fund i Mertensit për të shpëtuar fitoren. De Laurentis po peshon se nga anon balanca, pra të mbajë Kulibalin, apo të rrezikojë duke fituar 120 milionë euro. Ndoshta, me kaq para mund të gjenden lojtarë të tjerë të mirë.

Sfidanti.al