Guardiola, ç’ndodh nëse nuk mund “skuadrën më të mirë në botë”?!

Të mos keqkuptohemi, nuk jemi ne, por vetë Pep Guardiola që e quan Liverpulin “skuadrën më të mirë të botës për momentin”. Trajneri i Sitit, komentoi fitoren e skuadrës së tij ndaj Sauthemptonit, dhe duelin e së enjtes pikërisht ndaj Liverpulit. “Ne kemi fituar shumë ndeshje, – tha Pepi, – por, për fat të keq, humbëm dy, dhe kemi përballë një skuadër e cila është për momentin, më e mira në Europë, madje në botë”.

Më pas, Guardiola theksoi se çfarë mendon për sfidën direkte. “Nëse ne humbasim pikë, atëherë gara për titull merr fund, – tha ai, pa ekuivok, – do të ishte thuajse e pamundur. Natyrisht, ata do të humbasin pikë, por jo shumë. E di se diferenca është e madhe, aq më tepër që Liverpuli është shumë solid dhe i qendrueshëm, por kemi shpresë sepse luajmë përpara tifozëve tanë”.

Sfidanti.al