Luka Donçiç ia del edhe ndaj mbrojtjes më të fortë në NBA

Oklahoma Thandër ka mbrojtjen më të fortë në NBA këtë sezon, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur Luka Donçiçin. Adolesheni slloven shënoi 25 pikë, kapi 3 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistë, si dhe rrëmbeu një top nga kundërshtarët. Donçiç kreu një veprim të rrallë ndaj Pol Xhorxhit, një mbrojtësi të madh, duke e turpëruar. Vetë Xhorxh shënoi 36 pikë për Oklahomën, por Rasëll Uestbruk luajti shumë dobët, duke shënuar vetëm 9 pikë, me 4 gjuajtje të realizuara nga 22 gjithsej.

Më herët, Donçiç ishte bërë lojtari më i ri që shënon 7 tripikësha në një ndeshje, në historinë e NBA-së, ndërsa tani udhëhoqi Dallasin në fitoren 105-103. Denis Smith shënoi 14 pikë për vendasit, ndërsa DeAndre Xhordan pati 12 pikë e 17 topa në tabela.

Sfidanti.al