Golshënuesi më i mirë i Realit në 2018 … Kristiano Ronaldo!

Luajti vetëm 5 muaj, por sërish e mbylli vitin në krye. Kristiano Ronaldo merr çmim në Madrid edhe pse ka kaluar që në korrik në Torino, tek Juventusi. Portugezi u shpall golshënuesi më i mirë i vitit 2018 për Realin, duke lënë prapa Garet Bejlin dhe Karim Benzemanë. CR7-ta shënoi 28 gola, ndaj 27 të Bejlit dhe 18 të Benzemasë.

Jo vetëm kaq, por Ronaldos iu deshën vetëm 22 ndeshje për të arritur këtë shifër, ndërsa uellsiani pati nevojë për 48 takime, ndërsa Benzema luajti 53 herë. Tek Reali mund të mburren se do t’ia dalin edhe pa Kristianon, dhe të tregojnë Kupën e Botës për klubet, veçse fakti është se madrilenët janë ekipi i gjashtë në La Liga përsa i përket golave të shënuar.

Sfidanti.al