Në një bisedë me gazetën e njohur spanjolle, “Marka”, Lionel Mesi, midis të tjerave, foli edhe për mundësinë e kthimit të Nejmarit te Barcelona, nga e cila ai iku pasi klubi francez PSZH pagoi për të 222 milionë euro. Ka disa kohë që spekulohet se ky futbollist i shkëlqyer brazilian mund të kthehet te Barcelona dhe Mesi tha se ai nuk është kundër kthimit të Nejmarit, përkundrazi, do të mirëpriste atë.
“Ne do të donim që ai të kthehej. Ai është i shkëlqyer në fushë, por edhe në dhomën e zhveshjes. Ne jemi miq të mirë dhe kemi përjetuar momente të bukur bashkë, por vështirë se PSZH-ja do ta lejojë atë që të ikë nga ai klub”, vuri në dukje Mesi.
Sa për kujtesë, Nejmari ka fituar me Barcelonën dy tituj kampion në La Ligën spanjolle dhe një trofe të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al