Duket se ish-pjesëtari i përfaqësueses braziliane Maikon nuk bën dot pa futbollin. Kjo gjë u konfirmia me faktin se ai nënshkroi kontratë me klubin brazilian të kategorisë së dytë, Krisiuma. Duhet të theksohet se ky futbollist brazilian tani është 37 vjeç dhe, midis ekipeve të tjerë, ai ka luajtur edhe me Interin. Ai e la futbollin vitin e kaluar, por tani duket se ka ndërruar mendje.
“Maikoni erdhi në klubin tonë. Ne shpresojmë se brenda muajit ai do të jetë në gjendje që të luajë 90 minuta të plota të ndeshjes”, bëri të ditur njeriu nr.1 i Krisiumës, Haime Dal Fara.
Veç Intrerit, Maikoni në Evropë ka luajtur edhe me Mançester Sitin, Monakon dhe Romën. Me përfaqësuesen e Brazilit ai ka luajtur në 76 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.
Sfidati.al