Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare tregon momentet më domëthënëse të karrierës së tij ku nuk kanë munguar episode e pakëndshme. ‘Në disa momente kam pasur frikë për familjen time-tregon Igli Tare në një intervistë për Sky-sidomos në periudhën kur klubi largoi Hernanes. Ishte një moment I shëmtuar dhe që unë do ta kujtoj si një eksperiencë shumë negative. Një pjesë e imja vdiq përsa I përket mënyrës se si jetohet futbolli. Aty prek anën negative të këtij sporti.Ka pasur momente që kam menduar edhe për këtë zgjedhje sidomos kur mendon për familjen. Të ishte për mua nuk do ta kisha problem të vijoja, por problem ishte se morëm kërcënime me vdekje, familjarët e mi, bashkëshortja e fëmijët e mi gjëra që nuk mund të tregohen. Ishin këto momentet ku unë mendova vërtet nëse ia vlente të vazhdoja këtë punë apo jo’.
Tare foli edhe për momentin kur Lotito i kërkoi të bëhej Drejtori Sportiv i Lazios.
‘Kur presidenti Lotito më kërkoi që të pranoja këtë aventurë të re unë thashë me vete; ky është i cmendur-vijoi Tare-në fillim të kësaj detyre kemi qenë gjithnjë bashkë, vit pas viti kuptova aftësitë e mia. Kur ka vështirësi në aspektin ekonomik, ndërhyrja e tij është thelbësore për të zgjidhur problematikat e krijuara’
Tare foli edhe për blerjen e Milinkovic-Savic kur ky i fundit po kryente vizitat mjekësore me Fiorentinën.
‘Në ato minuta isha personi më i sigurt në botë se Milinkovic edhe pse kishte shkuar në Firence në fund do të bashkohej me Lazion-tregon Tare-një mbrëmje më parë, më mori në telefon se i duhej të shkonte atje për të respektuar dëshirën e të atit, por zgjedhja e tij personale ishte transferimi te Lazio. Më tha të rrija i qetë se duhej të shkonte në Firence për t’u thënë drejtuesve të Fiorentinës se ai do të shkonte te Lazio. Për këtë do t’i jem gjithnjë mirënjohës, pasi janë shumë pak futbollistë që e bëjnë dicka të tillë’.
Igli Tare që tashmë ka rinovuar kontratën me Lazion, foli edhe për të ardhmen e tij në bordin drejtues të skuadrës romane.
‘Zgjedhjen time e bëra me zemër-tha Tare-zgjodha të rinovoj kontratën edhe për 4 vjet të tjerë, pavarësisht ofertave të tjera që kam marrë nga skuadra të tjera të një niveli të larte. Kjo më bëri të kuptoj se klubi i Lazios për mu aka një domëthënie të madhe’.
Sfidanti.al