E vërtetë apo e gënjeshtërt? Luka Modric refuzon rinovimin, Inter i ofron 10 milionë Euro në sezon

Rikthehen zërat e merkatos rreth Luka Modric. Është e pëerditdhmja spanjolle AS ajo që flet sërish për të ardhmen e mesfushorit kroat të Realit të Madridit. Sipas kësaj të përditshmeje, kontrata e Modric me klubin merenges skadon ne vitin 2020 dhe futbollisti ka refuzuar propozimim e drejtuesve të Realit  për rinovimin e saj, ndërkohë që ka marrë një ofertë nga Interi për një kontratë me pagë prej 10 milionë Euro në sezon.

Vetëm se në këtë pikë ka një problem. Në Spanjë, data 28 dhjetor është ekuivalente me 1 Prillin në pjesën tjetër të Evropës, dmth është Dita e Gënjeshtrave, kështu që lindin dyshime për vërtetësinë e lajmit. Te AS theksohet se lajmi ka dalë nga Telemadrid, sipas të cilit futbollisti e ka hedhur poshtë ofertën fillestare të ‘Los Blancos’ pasi në duar i erdhi  një ofertë tunduese nga Interi që vetëm para pak muajsh ishte shumë pranë blerjes së futbollistit gjë që u komfirmua edhe nga Piero Ausilio.

‘Ëndërruam. Kam thënë atij që e propozoi vetëm që ishim shumë pranë se ai do të fliste me Realin e Madridit dhe do të na kthente përgjigje-u shpreh Ausilio-a do të bëjmë një tentativë tjetër? Në futbollin e sotëm nuk dihet asnjëherë si shkojnë gjërat. Sipas AS, Inter në fakt po e bën një përpjekje edhe pse kjo e përditshme thekson se te Reali janë të qetë dhe kanë besim në arritjen e një akordi me mesfushorin që mesa duket një ofertë më të mirë nga ajo e para. Por nëse , akordi nuk do të arrihet, atëherë klubi iberik do të jetë I detyruar që në verë të nxjerrë Modric në merkato për të mos e humbur kroatin me parametra zero.

Sfidanti.al