Xherard Pikene e pret një e ardhme si president I Barcelonës

Xherard Pike duket se e pret një e ardhme në krye të një prej klubeve më prestigjioze në botën e futbollit, atë të Barcelonës. Lajmi u bë I ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ në versionin online të saj sipas së cilës, qendërmbrojtësi I skuadrës blaugrana mund të lërë futbollin e luajtur në vitin 2020 dhe në vitin pasardhës mund të nisë punën e tij për të marrë  presidencën e Barcelonës duke qenë se edhe mandati i presidentit actual Bartomeu po shkon drejt përfundimit.

Për futbollistin që në 2 shkurt do të fetojë 32 vjetorin e tij të lindjes do të jetë një lamtumirë e parakohshme nga fushat e gjelbërta pot ë marrësh parasysh se shumë kolegë të tij që janë akoma më të vjetër në moshë janë ende në aktivitet. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Pike tashmë e ka marrë vendimin e tij për të lënë aktivitetet futbollistike në fund të sezonit 2019-2020 për të kandiduar si president I Barcelonës me të cilën ka fituar praktikisht gjithcka; 7 tituj në La Liga, 4 Champions League, 3 Superkupa Evropiane, 3 Botërorë për Klube, trofe të cilave u shtohet edhe një Botëror e një Evropian me përfaqësuesen spanjolle. Mësohet gjithashtu se Pike në krah të tij në bordin drejtues do të kërkojë të ketë legjendat e klubit blaugrana; Çavin, Iniestën dhe Pujolin.

Por duket se 28 Dhjetori i ka perfshire shume mediat spanjolle pasi ne fund ky lajm rezulton se nuk eshte i vertete, ne fund te fundit ne vendin Iberik eshte Dita e Genjeshtrave.

Sfidanti.al