Ndodh edhe kështu; Runin nuk e njohin, kontroll i imtësishëm në hyrje të Old Trafford

Uejn Runi e ka të vështirë të harrojë mancester Juanjtid dhe me të drejtë. sulmuesi anglez që tashmë luan në kampionatin amerikan të futbollit me DC United, kaloi 13 sezone me Djajtë e Kuq duke shënuar 253 gola me fanelën e kësaj skuadre.

Në këtë periudhë pushimesh, 34 vjecari vendosi të kthehet në Angli dhe të shkojë në Teatrin e Ëndrrave për të ndjekur ndeshjen mes  Mancester Junajtid dhe Hadërsfildit, por në hyrje të Old Trafford pati një të papritur. Një prej punonjësve të sigurisë së stadiumit mitik nuk e njohu dhe ushtroi mbi të kontroll të imtesishëm si me cdo tifoz tjetër, përpara se të lejonte hyrjen e Runit në stadium. Sa për kronikë, Mancester Junajtid e fitoi përballjen me Hadërsfildin 3-1  duke regjistruar suksesin e dytë radhazi nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

sfidanti.al