Sistemi VAR ia ka mbathur …po vjen në Ballkanin e “mëkateve”

Video-teknologjia me një shpejtësi të madhe po “pushton” futbollin evropian dhe pritet që shumë shpejt ajo të fillojë të aplikohet edhe në ligën e parë të Kroacisë. Gazeta kroate “24sata” shkruan se gjatë sezonit 2019-2020, në Kroaci do të nisë të përdoret sistemi VAR (Video Assistance Referee) dhe për përdorimin e tij Kroacia do të paguajë vetëm 20 për qind të shumës së përgjithshme.
Pjesën tjetër të shpenzimeve, pra 80 për qind, do t’i paguajë FIFA, ndërkohë që klubet do të kursehen, pasi ata do të sigurojnë mjediset, ku do të vendosen aparaturat e gjyqtarëve të VAR-it.
Gjyqtarët kroatë gjatë verës së ardhshme do të marrin pjesë në kurset përkatëse të kualifikimit për përdorimin pa gabime të sistemit VAR.
Sfidanti.al