Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçini, tha se klubi torinez nuk e kishte kërkuar gjatë verës Kristiano Ronaldon, por se ai e kishte ofruar vetëveten.
Klubi i Juventusit u vu në kërkim të Ronaldos, mbasi ky i fundit ushtroi presion mbi kryesinë e klubit të Realit të Madridit.
“Kur ne takuam Horhe Mendeshin (agjentin e Ronaldos), ne biseduam për transferimin eventual të Kanselos dhe rastësisht përmendem emrin e Kristiano Ronaldos. Pikërisht, në këtë moment, Mendeshi tha se Ronaldo ka dëshirë të luajë në përbërje të Juventusit, por në menduam se kjo gjë është e pamundur. Sidoqoftë, ne i dërguam ofertën përkatëse Realit që ai e pranoi, duke qenë se edhe vetë Ronaldo donte të largohej nga klubi madridas dhe të luante me Juventusin”, dekarloi Paratiçini.