Tashmë është zyrtare, Milani con përsëri UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv, pasi apeloi vendimin e dhënë nga ky institucion në dëm të tij në lidhje me mosrespektimin e rregullit të Fair Play Financiar. Nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e tij te internetit, klubi milanez shfaqi kundërshtimin e tij kundrejt vendimit të UEFA duke konfirmuar se i drejtohet CAS-it
Vlen të kujtohet se në vendimin e përpara pak kohëve, UEFA e dënoi milanin me një gjobë prej 12 milionë Euro ndërkohë që e paralajmëroi për bilancin financiar të tij. nëse kuqezinjtë nuk e barazojnë atë deri në vitin 2021 atëherë do të përjashtohen nga kompeticionet evropiane. Por jo vetëm kaq, për Milanin u rezervua edhe një kufizim i numrit të futbollistëve të regjistruar për këto evenimente në 21.
sfidanti.al