Bernardeski i bën dhuratë Ronaldos një portret

Raportet e mira mes Kristiano Ronaldos dhe Federiko bernardeskit shkojnë përtek fushës së lojës. Fantazisti italian që po vuan një dëmtim muskular, i bëri yllit portugez të Juventusit si dhuratë për Krishtlindje një portret të pikturuiar me bojëra vaji të përmasave 150 me 100 cm dhe të realizuar nga një artist fiorentin.

Kristiano Ronaldo që nuk e fshehu kurioziotetin e tij, nuk ngurroi të postojë në Instagram një foto të pikturës ku shfaqej ai bashkë me djalin e tij të madh Kristiano Jr që ndodhej përpara veprës së artit. ishte padyshim një dhuratë që u vlerësua nga ai që e mori…

sfidanti.al