Bajer Leverkuzeni konfirmoi në uebsajtin e vet se Haiko Herlih nuk është më trajner dhe se ekipin që tani e tutje do ta drejtojë ish-trajneri i Borusias së Dortmundit Piter Bosh.
Interesant është fakti se Herlih u shkarkua, megjithëse ai në pesë ndeshjet e fundit kishte arritur katër fitore, e fundit 3-1 kundër Hertës, por, megjithatë, e shkarkuan. Kryesia e klubit “farmaceutik” e shkarkoi trajnerin e deritanishëm, sepse nuk ishte e kënaqur me mënyrën e lojës së ekipit.
Herlihu shkoi te Leverkuzeni verën e kaluar, arriti ta nxjerrë Bajerin në Ligën e Evropës dhe tani ky ekip ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit të Bundesligës. Gazeta “Bild” shkruan se arsyet kryesore të shkarkimit të Herlihut kishin të bënin me mangësitë taktike, problemet në dhomën e zhveshjes dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm të futbollistëve të rinj të akademisë së futbollit të Bajer Leverkuzenit në ekipin e parë.
Sfidanti.al