Trajneri i Evertonit: Shkarkimi i Murinjos është i lajm i keq

Ndarja e Zhoze Murinjos nga Mançester Junajtidi vazhdon të mbetet temë aktuale diskutimesh dhe midis të tjerëve atë e komentioi edhe trajneri i Evertonit, Marko Silva:
“Unë kam mendimin se futbolli ka nevojë për trajnerët më të mirë dhe Zhozeja është një prej tyre. Për mua, shkarkimi i tij është një lajm me të vërtetë i keq, sidomos, kur bëhet fjalë për një mik të mirë si Murinjo. Ai është fitimtar, ka fituar trofe në shumë vende dhe me siguri që ai do të kthehet triumfalisht në skenën e futbollit të madh. Për shembull, kur Kevin de Bryjn nuk luajti disa muaj, një gjë e tillë ishte një lajm i keq për futbollin”.