Napoli mbërthen fort Kalidu Kulibali, një prej mbrojtësve më të fortë dhe më të kërkuar në botë. Klubi italian dhe futbollisti kanë arritur një akord për rritjen e pagës së futbollistit në kontratën e tij që rinovoi në shtator deri në vitin 2023.
Mësohet se Kulibali tashmë do të përfitojë 6 milionë Euro në sezon, ndërkohë që më parë përfitonte 3.5 milionë Euro në sezon. me këtë pagë të re, Kulibali bëhet mbrojtësi më i paguar në kampionatin italian të futbollit. Kjo rritje e pagës së futbollistit tregon edhe njëherë se Kulibali është një lojtar me shumë peshë përsa i përket projektit të Napolit, ndërkaq mësohet se në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë të zgjidhjes së saj, që do të thotë se do të jetë klubi ai që do të vendosë për vlerën e kartonit të tij nëse mbrojtësi do të dalë merkaton e transferimeve.
De Laurentiis për momentin nuk e ka marrë aspak në konsideratë shitjen e futbollistit, por nëse kjo do të ndodhë ai do ta shesë atë për jo më pak se 100 milionë Euro
sfidanti.al