Kinezët “djegin” portofolin : duan me çdo kusht Malkolmin

E blenë 41 milionë euro, kurse tani do të mund ta shesin për 65 milionë euro, pasi Barcelona ka marrë një ofertë nga Kina për sulmuesin e saj brazilian, Malkolm, që erdhi në “Kamp Nou” verën e kaluar nga Bordoja. Sidoqoftë, Malkolmit shumë rrallë i është dhënë shansi që luajë dhe të tregojë se çfarë di të bëjë në fushë, kështu që në janar ai do të bëjë gati valixhet.
Ky sulmues 21-vjeçar brazilian ka luajtur deri tani vetëm 296 minuta me Barcelonën në të gjithë konkurrimet, ndërkohë që trajneri Ernesto Valverde nuk e ka atë si opsion, kështu që ka shumë mundësi edhe ky futbollist brazilian të ndjekë gjurmët e bashkëpatritotit të tij, Paulinjo, që gjithashtu ui shit gjatë vetës në Kinën e largët.
Sfidanti.al