Sa shumë arsye pse po luan keq Bajerni, janari muaji “grabitjes”

Bajerni i Mynihut e filloi keq këtë sezon të Bundesligës dhe tani ky klub kampion i Gjermanisë është shumë mbrapa Borusias së Dortmundit që kryeson tabelën e klasifikimit. Ka shumë arsye se përse Bajerni po luan keq, por kritikët përqëndrohen më shumë te trjaneri Niko Kovaç dhe drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç. Sidoqoftë, Bajerni që në janar do të mundohet të gjejë përforcime që do të mund të shpëtojnë atë. Tanimë është siguruar ardhja e futbollsitit të talenuar Alfonso Dejvis që së shpejti do të bashkohet me ekipin, ndërkjohë që klubi bavarez synon edhe lojtarin e Çelsit Kalum Hadson-Odon. Ky futbollist 18-vjeçar është një nga lojtarët më të talentuar të Çelsit dhe tani drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, ka si detyrë që “ta grabisë” atë në janar.
Po të vijë te Bajerni, ky futbollist i ri do të ketë më shumë minutazh sesa te Çelsi, megjithëse tifozët e Çelsit i kërkojnë trajnerit Mauricio Sari që ai t’i japë më shumë shanse Hadson-Odonit.
Sfidanti.al