Përsëri gjak për një ndeshje futbolli. Pas incidenteve të Seviljes, në prag të ndeshjes ndaj Juventusit, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy tifozë të Dinamos së Kievit, të mbërritur në Napoli për të ndjekur takimin e Champions League, janë godit me thika nga huliganë vendas. Njëri prej tyre është sulmuas në një nga rrugët kryesore të qytetit, në një distancë jo shumë të largët nga Kuestura e Napolit.
Flitet për një 50 vjeçar ukrainas, i cili ndodhej në një bar dhe që mbante në qafë një shall me simbolet e skuadrës së tij, i cili është goditur tre herë me thikë në këmbën e majtë. Tifozi është transportuar menjëherë në spitalin “Loreto Mare” dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Pak më pas edhe një tifoz tjetër është goditur në afërsi të Universitetit, po në rrugën “Umberto”, ndërsa dinamika e veprimeve të agresorëve ka qenë po e njëjta.