Borusia dhe Legia Varshava, pesë rekorde në një ndeshje

Borusia e Dortmundit dhe Legia e Varshavës shënuan dje në mbrëmje, gjithsej 12 gola në portat e njëra-tjetrës, duke vendosur një rekord në Ligën e Kampioneve, sa u përket golave të shënuar në një ndeshje. Ndeshja që u zhvillua në Dortmund, sikurse dihet, përfundoi 8-4 në favor të Borusias.

Gjatë kësaj ndeshjeje, u vendosën edhe katër rekorde të tjerë: shtatë gola në një pjesë loje, shtatë golat të shënuar më shpejt (32 minuta) dhe pesë golat të shënuar më shpejt nga një ekip (16 minuta). Gjithashtu, te Borusia, në pesë ndeshje të kësaj Lige, ka shënuar gola një numër rekord futbollistësh.