Në Sevilje u përgatit një ndeshje anormale, duke filluar me guerrilje midis tifozëve, kur pati edhe disa mbështetës të Juventusit që u plagosën, pas sulmit të oganizuar të vendasve. Por edhe në fushën e lojës asgjë nuk shkoi nurmalisht. Arbitri Klatenburg, një nga më të mirët në botë, ishte edhe më i kontestuari në mbrëmjen e “Sançez Pizhuan”. Në të 36’ i tregoi Franko Veskez kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me një futbollist më pak, ndërsa në të 45’ akordoi një 11 metërsh të diskutueshëm për Juventusin që e ktheu në gol Markizio, duke e mbyllur pjesën e parë në 1-1.
Vendasit u acaruan ndjeshëm, madje edhe trajneri Sampaoli u largua nga pankina për në tribunë, po me urdhër të Klatenburg. Ndoshta arbitri anglez nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por më e keqja është, që gjithçka e bëri në sytë e mjeshtrit të moviolës, Bujar Pregjës, i cili ndodhej në tribunën qëndrore të stadiumit, për të ndjekur nga afër takimin. Në fillim dushime të shumta edhe për ish-ndërkombëtarin shqiptar, madje gjithçka u katalogua për t’ia transmetuar Manushit. Më pas darkoi në një restorant të populluar nga tifozët e mbërritur nga Torino dhe në fund shprehja postulat, filozofia e të cilës është, se ajo që duket qartë në fushë, në orët e vogla nuk duket fare. Foto e mësipërme është pikërisht rasti, kur Klatenburg u mallkua nga e gjithë Sevilja.