Juventusi i thotë jo Mesut Ozilit, jo për talentin, fajin e ka portofoli

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, e hodhi poshtë mundësinë që mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, të vijë te bardhezinjë, njofton media italiane, sipas së cilës, agjentët e këtij futbollisti gjerman kishin kontaktuar me përfaqësues të Juventusit, duke i ofruar këtij të fundit një transferim eventual.
Si një nga arsyet kryesore të refuzimit përmendet paga e lartë e Ozilit që në “Emirati” merr 350 000 sterlina në javë. Sidoqoftë, tani për tani, nuk ka ndonjë klub tjetër që është gati t’i ofrojë atij një pagë, pak a shumë, të tillë.
Ozili, megjithëse ai nënshkroi një kontratë të re me Arsenali, nuk është i kënaqur me statusin e tij në këtë ekip anglez, pasi ai ka pesë ndeshje radhazi që lihet jashtë formacionit nga ana e trajnerit Unai Emeri.
Sfidanti.al