Interi e gjen gabimin tek objektivat, aspak tek trajneri Spaleti

Drejtori ekzekutiv i ri i Interit, Bepe Marota, konfirmoi mbështetjen e klubit për trajnerin Luçiano Spaleti. Në fakt, “neroaxurët” kanë patur kohët e fundit një seri rezultatesh negativë dhe pika që e mbushi dhe e derdhi kupën, ishte eliminimi nga Liga e Kampioneve.
Menjëherë, filluan spekulimet për një shkarkim eventual të Spaletit, por drejtori Marota konfirmoi se ai (Spaleti) ka mbështetjen e klubit.
“Spaleti është një trajner i shkëlqyer. Ai duhet të lihet që të punojë në qetësi, ndërkohë që klubi i mbështet të gjithë vendimet e tij. Nuk është e lehtë që të arrihen objektivat që Interi i ka vënë vetes”, deklaroi Bepe Marota.
Sfidanti.al