E hëna ishte një ditë feste në familjen Ikardi ku u festua 32 vjetori i lindjes së Vanda Narës, bashkëshortes e njëkohësisht agjentes së sulmuesit të Interit. Me këtë rast kapiteni i zikaltërve vendosi t’i bëjë një dhuratë gjysmës së tij të ëmbël dhe nuk u kursye aspak duke i blerë një makinë të tipit Bentley me ngjyrë të zeze dhe që vlen rreth 200 mijë Euro.
Vanda Nara nuk ngurroi dhe dokumentoi këtë dhuratë të 25 vjecarit duke publikuar foton e makinës së saj të re në Instagram duke e falenderuar publikisht futbollistin.
‘Edhe pse përpiqet të kalosh vetveten, je dhe do të mbetesh dhurata ime më e mirë. Nuk dua të rresht së falenderuari për këtë suprizë-shkruante Vanda Nara në postimin e saj në Instagram
sfidanti.al