Knock Out i vitit, Lopez hedh kundërshtarin me fytyrë në tokë

Teofimo Lopez është nga ata sportistë që fitoren do ta arrijë duke dhënë spektakël. Boksieri i luindur në Bruklin e arriti këtë në mbrëmjen e së Shtunës në ‘the Theater’ në Madison Square Garden në Nju Jork, teksa mundi shumë shpejt Mejzon Menard në ndeshjen e tij të radhës në boks.

Lopez i mjaftuan 44 sekonda në këtë duel për të mundur me Knock Out rivalin e tij. Dhe cfarë  knock outi  ishte ai; një gjuajtje e fortë me të djathtën nga Lopez dhe Menard u shemb me fytyrë në tokë. Festa u bë sipas mënyrës së tij me Lopez që nisi të bëjë akrobaci në ajër, ndërkophë që bilanci i tij shkon në 11fitore nga të cilat 9 janë me Knock Out dhe asnjë humbje.

sfidanti.al