Kush afron më shumë se Kina? Daliç i gjuan me shkelm valixhes …

Deri kur do t’i refuzojë ofertat e majme që i vijnë trajnerit të ekipit përfaqësueses kroat nënkampion të botës, Zllatko Daliç. Në fakt, ky trajner kroat mbas Botërorit të fundit të Rusisë ka marrë disa oferta shumë të mira, njëra nga të cilat nga Kina e largët që i ofronte atij 24 milionë euro për tre sezone, por ai deri tani i ka hedhur poshtë të gjitha ato, por deri kur do të veprojë ai kështu?
“Ditët e fundit mua më ka ardhur edhe një ofertë tjetër, madje më e mirë sesa ajo nga Kina. Mua gjithnjë më vijnë oferta të tilla, por a kam të drejtë që t’i kundërshtoj të gjitha këto oferta, sepse edhe unë kam familje. Nuk besoj se këto ofertat do të vazhdojnë gjithnjë në të ardhmen. Unë kam marrëveshje me përfaqësuesen e Kroacisë dhe do ta vazhdoj atë, por, kur të mbarojë ajo, edhe unë si të gjithë të tjerët do të bëj gati valixhet dhe do të iki. Unë nuk jam nga ata trajnerë që e udhëheqin përfaqësuesen për një kohë të gjatë”, tha trajneri i kombëtares kroate, Zllatko Daliç.
Sfidanti.al