Roma i mbyll në “karantinë” lojtarët e vet! Cili do jetë efekti…

Gjatë disa ndeshjeve të fundit Roma po luan mjaft keq, kurse në atë të fundit me Kaljarin modest “ujkonja” romane nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, ndërkohë që udhëhiqtë 2-0, kishte dy lojtarë më shumë në fushë, pësoi gol në min. e 95-të dhe kështu i ikën nga duart tri pikë!
Mbas këtij rezultati, krerët e klubit roman e humbën durimin, kështu që morën një vendim ose më mirë dënim interesant! ‘Skaj Sport” vë në dukje se lojtarët e Romës do të qëndrojnë të mbyllur në qendrën stërvitore të klubit deri të mërkurën, pra deri në ndeshjen me Plzenin. Se cilat do të jenë pasojat e këtij dënimi nuk dihet, ndërkohë që Roma e ka siguruar kualifikimin për në 1/8-tën e finaleve.
Sfidanti.al