Hari Kejni te Barcelona? Bëni gati “malin” me 200 milionë sterlina

Luis Suarezi po i afrohet moshës 32 vjeç, ndërkohë që ai ka një dëmtim kohëgjatë të gjurit, kështu që në këto kushte Barcelona është vënë në kërkin të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshën.
Mediumet britanikë shkruajnë se radari i klubit katalonjas “ka kapur” disa futbollistë klasi të lartë, midis tyre Hari Kejnin e Totenhemit, Kilian Mbapen e PSZH-së, Antoan Grizmanin e Atletikos së Madridit dhe brazilianin Risharlson, por, sidoqoftë, favorit nr.1 është Kejni
Totenhemi nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë yllin e vet kryesor, Hari Kejn, që të largohet, por mbas zgjatjes së ndërtimit të stadiumit të ri shpenzimet janë rritur edhe më dhe në këto kushte klubi do të jetë i detyruar që ta shesë atë, nëse dikush jem mbi 150 milionë sterlina. Kjo është arsyeja që te Barcelona konsiderojnë se golashënuesi më i mirë i Botërorit të Rusisë është një objektiv që mund të realizohet.
Sfidanti.al