Mik Shumaher te Mercedes? Për Volf gjithcka është e mundur

Mik Shumaher është përmendur shpesh në median sportive dhe kjo si për mbiemrin që mban ashtu edhe për rezultatet e tij në pistat e garave automobilistike. 19 vjecari, djali i legjendës së Formula 1, mikael Shumaher, është kampioni i Evropës në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm ai do të garojë në Formula 2. por nuk janë të paktë ata që e shohin në Botërorin e Formula 1 ndoshta tek Ferrari për të ndjekur gjurmët e të atit.

Por talenti gjerman duket se është vënë edhe në shënjestrën e skuadrës kampione të botës, mercedes, gjë që e konfirmoi vetë Toto Volf

‘Mik është një poilot interesant-tha Toto Volf-këtë vit fitoi kampionatin e Formula 3 me motorët Mercedes. Për momentin nuk është pjesë e programit tonë me të rinjtë, por atij i duhet dhënë kohë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mban një mbiemër me peshë dhe do të garojë në Formula 2 ku do të përballet me pilotë me më shumë eksperiencë se ai. Por unë nuk kam asnjë dyshim që mund të jetë i suksesshëm në Formula 1, ndoshta me ne, kushedi…’.

sfidanti.al