Tërbimi i motrës së Ronaldos: Kjo është Mafia, Zoti vonon, por nuk harron!

Mbasi “Frans Futbolli” ia dha “Topin e artë” kroatit Luka Modriçit, pasi këtë çmim prestigjioz, gjatë 10 viteve të fundit, e kishin fituar vetëm Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, ka pasur reagime të shumta, dikush aprovuese dhe dikush mosaprovuese.
Një nga të parat që reagoi në rrjetet sociale, ishte motra dinamike e Ronaldos, Elma Aveiro, e cila e kritikoi shumë ashpër revistën e mësipërme të njohur franceze, duke shprehur habinë e madhe sesi ka mundësi që “Topin e artë” e mori një futbollist tjetër dhe jo Kristiano që, sipas saj, është më i miri në botë.
“Për fat të keq, ne jetojmë në një kohë, kur mbizotërojnë korrupsioni dhe Mafia. Fuqia e Zotit është më e madhe sesa e çdokujt tjetër. Zoti vonon, por nuk harron”, shkroi motra e Ronaldos në statusin e saj në Instagram.
Sfidanti.al