Përse Interi ka kaq shumë besim përballë Juves në Torino?!

Bilanci i shumë viteve nuk është se e ekzalton. Interi, përgjithësisht, e ka pasur të vështirë me Juventusin sidomos në Torino, por klubi zikaltër ndihet i sigurt dhe optimist në prag të sfidës së të premtes. Presidenti Stiven Çan nuk pati dyshime në fjalët që tha. “Ne jemi gati për ndeshjen, – u shpreh ai, – jemi gjithnjë me shumë besim. Po përmirësohemi dhe do të japim maksimumin. Synimi është vetëm fitorja”.

Natyrisht, nëse dëshiron të luftosh për gjëra të mëdha, duhet të mundësh më të mirët, por nuk dihet nëse dëshira apo përmirësimi do të mjaftojnë përballë Ronaldos, Dibalës apo Pjaniçit. Për më tepër, Interi këtë sezon ka pasur ulje-ngritje që u panë ndaj Parmës, Barcelonës apo Atalantës. A thua, trajneri Spaleti ka gjetur sekretin për të mos gabuar më?

Sfidanti.al