Hames Rodrigez nuk ka “frena”: Nuk luaj? Nuk qendroj!

Futbollisti më i mirë kolumbian, Hames Rodrigez, po luan shumë pak me Bajernin e Mynihut, kështu që ai ka bërë të ditur se së shpejt do të largohet nga klubi bavarez. Për shërbimet e tij, në fakt, kanë treguar interesim Liverpuli dhe Juventusi.

“Në krahasim me sezonin e kaluar, situata tani është krejtësisht ndryshe. Doja që të qëndroja te Bajerni, por me trajnerin e ri që ka ardhur, unë kam pak shanse që të luaj, kështu qënuk kam shumë arsye që të vazhdoj të qëndrojkëtu më gjatë. Mua më duhet të largohem që të luaj diku gjetkë më shumë”, tha futbollisti kolumbian që momentalisht është i dëmtuar, ndërkohë që Liverpuli është gati që ta blejë atë që janarin e ardhshëm. Me këtë rast, përmendet shuma 44 milionë sterlina.

Sfidanti.al