Legjenda Hjuxh zëvendësohet nga “Klopi i ri” Hasenhutëll

Klubi i Sauthemptonit ka vendosur që të caktojë si trajner të ekipit të vet një emër, pak a shumë, pak të njohur, pasi shkarkoi trajnerin e deritanishëm, Mark Hjuxh, për rezultate të dobët. Trajner i ri i këtij ekipi do të bëhet austriaku Ralf Hasenhutëll që ka zhvilluar bisedime pozitive me kryesinë e këtij klubi të Premier Ligës. Strategu austriak i futbollit e bindi kryesinë e klubit në fjalë se ai ka plane ambicioze dhe potencial që ta nxjerrë ekipin nga kriza, ku ai ka rënë.

Hasenhutëlli ka qenë trajner i ekipit Red Bull Lajpcig, por u largua nga ky klub, pasi nuk ra dakord me kryesinë e tij për një kontratëe afatgjate.

Sfidanti.al