River Plejt konfirmon qëndrimin; refuzon të luajë Kupën Libertadores në ‘Bernabeu’.

River Plejt konfirmon qëndrimin e tij dhe refuzon të luajë ndeshjen e dytë të finales së Kupës Libertadores ndaj Boka Xhunior në Santiago Bernabeu, sic e ka vendosur CONMEBOL. skuadra e Riverit publikoi këtë të shtunë një tjetër komunikatë ku shprehte hapur këtë qëndrim të saj në lidhje me sfidën ndaj rivalëve të Bokas.

‘Vendimi i marrë denatyralizon kompeticionin, dëmton ata që kanë blerë biletat dhe ndikon në barazinë e kushteve mes skuadrave duke mnisur nga statusi i të qenit vendi pritës-lexohet në komunikatën e River Plejtit që më pas refuzoi të marrë përgjegjësitë për atë cfarë ndodhi në 24 nëntor kur tifozë të tij sulmuan autobusin e Bokas me klubin që u ndëshkua me 400 mijë Dollarë gjobë dhe zhvillimin e 2 ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Në të njëjtën kohë, River Plejt theksoi se mbi 66 mijë punonjës të sigurisë së stadiumit ruajtën impiantin prej 8 orësh ditën e shtunë dhe u rikthyen ta bënin këtë punë edhe ditën e diel. për më tepër, tifozëve që ishin në stadium në atë ndeshje me këtë vendim i mohohet mundësia për të ndjekur këtë spektakël për shkak të kostove dhe distancës së largët të vendit ku do të luhet ndeshja.

Por jo vetëm kaq, River Plejt theksoi se nuk e kupton se përse klasikja më e rëndësishme e futbollit argjentinas nuk mund të luhet në të njëjtin vend ku po mbahet edhe mbledhja e liderëve të vendeve të G20.

sfidanti.al