CR7, në çfarë telashi e ke futur veten me Ketrin Majorgën!

Imagjino një mashkull shumë të famshëm, shumë të pasur dhe shumë të bukur, që takon një femër të bukur, por shumë më “normale” sesa ai. Ndoshta jo në 100 për qind të rasteve, por tepër shpesh ndodh që vajza ëndërron të lidhet me një djalë të tillë, sidomos në kohët e sotme kur zgjedhja është thuajse e lirë, dhe pasojat nuk janë aq të rënda sa në të kaluarën.

I tillë, me siguri, ka qenë mendimi i Ketrin Majorgës kur u takua me Kristiano Ronaldon në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009. Arsyet janë të shumta, dhe kushdo mund t’i marrë me mend, ndërsa për CR7-ën besohet, arsyeja kryesore ka qenë kënaqësia trupore e momentit. Si shumë meshkuj të tjerë.

Gjithsesi, gjatë mbrëmjes së tyre të trazuar ndodhën disa gjëra, mes të cilave edhe marrëdhënia seksuale në dhomën e hotelit, ku vajza nuk është se pranoi aq lehtë. Edhe kjo është e kuptueshme, ndërsa ylli i Realit ushtroi një lloj force për ta detyruar vajzën që të pranonte.

Sipas një dokumenti të dalë në dritë së fundmi, vetë futbollisti ka pranuar përpara avokatëve se ushtroi forcë ndaj saj (madje mund t’i ketë lënë shenja në lëkurë gjatë kapjes me duart), se ajo kundërshtoi duke thënë disa herë “jo, jo”, “mos e bëj”, “është hera e parë që takohemi”, “unë nuk jam si të tjerat”, ndonëse Ronaldo shtoi se, në fund të fundit, ajo u duk që e pëlqeu. Pasi gjithçka mbaroi, Kristiano paska pohuar se i paska kërkuar falje, duke i thënë se “unë zakonisht jam xhentëlmen, të kërkoj falje”.

Kjo do të thotë (nëse vërtetohet dokumenti) se Ronaldo e ka futur veten në telashe, pasi në SHBA apo në shumë vende të tjera, një marrëdhënie e kryer me çfarë do lloj force është e dënueshme nga ligji. A mund të thuhet se Ketrin Majorga gjithçka e bëri që të arrinte në këtë përfundim, pra që të përfitonte financiarisht, apo ndoshta fillimisht deshi të lidhej me të, dhe pasi kjo nuk ndodhi, vendosi të përfitonte.

Sido që të jetë e vërteta, CR7-ta është në pozicion të vështirë, me imazhin që mund t’i dëmtohet, sponsorët që mund t’i largohen dhe ndoshta nga kjo mund të ndikohet jeta e tij private apo loja në fushë.

Sfidanti.al