Luçiano Spaleti ka prekur dy tema të nxehta në intervistat e tij, me fjali tyë gjata si ndonjë “prift”. Trajneri i Interit ka theksuar mungesën e cilësisë (relative) dhe mungesën e përvojës (thuajse absolute) të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve. Statistikat e 5 ndeshjeve të para në grupe sikur e vërtetojnë këtë që thotë Spaleti, pasi Interi ka numrin më të vogël të driblimeve të tentuara (56) dhe të atyre të realizuara (22). Do të thotë 39 për qind sukses, dhe në çdo aspekt, Interi është skuadra më e keqe në Champions, në këto statistika, më dobët edhe nga ata ekipe që janë mundur shpesh dhe janë në fund të renditjes.
Natyrisht, Interi ka nevojë për më shumë teknikë individuale për të dribluar, por edhe për më shumë përvojë. Eksperiencë në Champions kanë vetëm Naingolan (me Romën), Asamoah (me Juven), Perishiç (me Dortmundin) dhe Brozoviç (me Dinamon e Zagrebit). “Barrierën” e emocioneve e kanë kaluar vetëm Lautaro Martinez dhe Mateo Politano, nga ata që nuk e dinë se çfarë është Championsi. Spaleti thotë se mungesa e përvojës sjell edhe mungesën e guximit, për të dribluar.
Sfidanti.al