Lopetegi e Solari? Reali e di se është në dorë të lojtarëve

Në zyrat e pushtetit në “Santiago Bernabeu” ka një dorëzim total. Pas një iluzioni të shkurtër, u kuptua se e keqja e Realit nuk ishte thjesht ish-trajneri Hulen Lopetegi, por “plaga” është shumë më e thellë. Disfata 0-3 në fushën e Eibarit tregoi se as me Santiago Solarin në stol, skuadra nuk mund të jetë ajo e dikurshmja, dhe drejtuesit kanë ngritur duart lart.

“Jemi në dorë të lojtarëve, – thotë drejtuesit në mënyrë anonime, të paktën siç e përcjell “Marka”, – nuk kemi çfarë të bëjmë. Kjo është skuadra dhe duhet të shpresojmë që vetë lojtarët të arrijnë ta ndryshojnë situatën”.

Pavarësisht se sezoni nuk mund të quhet ende i dështuar (matematikisht luftohet për gjithçka), sërish besimi nuk është i madh. Së pari, shpresohet që të fitohet Kupa e Botës për klubet, me një finale që pritet ndaj Boka Juniorsit ose River Plejtit. Së dyti, të arrihet kualifikimi në Champions, diçka që Reali nuk e kishte diskutuar kurrë më parë.

Së fundi, ndoshta mund të përfitohet nga gabimet e rivalëve si Barcelona apo Atletiko Madrid. Gjithsesi, Madridi ka treguar se nuk di të përfitojë, dhe se bën edhe më shumë gabime sesa ata.

Sfidanti.al