Ishte kohë racizmi dhe mediat britanike sot kujtojnë “Datën e Çlirimit”. Në 29 nëntor 1978 (çfarë koinçidence me datën tonë), kombëtarja e Anglisë pati në radhët e veta lotarin e parë zezak në histori. Vetëm 40 vjet më parë! Dhe kush? Anglia e revolucionit që në shekullin e XVII-të, Anglia e modernes, e zhvillimit si askush tjetër në botë, e Bitëllsave dhe e Rolling Stounsve!
Zezaku i parë që luajti për “tre luanët” ishte Viv Anderson, sot 62 vjeç, i përzgjedhur nga trajneri i atëhershëm, Ron Grinvud (Greenëood). “Të verdhë, të zinj apo të kuq, nëse janë të aftë, unë do t’i marr”, – ishin fjalët e trajnerit, që hynë në histori. Anderson kujton sot se u ndihmua shumë nga Kevin Kigani dhe lojtari tjetër, Bob Laçfordi, ndërsa mori një ftesë nga Mbretëresha Elizabeta II.
Andersoni ishte 22 vjeç në atë kohë, ndërsa racizmi ishte ende shumë i përhapur, aq sa, në ndeshje të caktuara me fanelën e Notingem Forestit, mjaft tifozë e gjuanin me mollë, banana apo dardha! Gjithsesi, Andersoni nuk pati presion të madh kur veshi fanelën e kombëtares. Doli shumë më e vështirë për Lori Kaningemin dhe Sajril Rexhisin (Syrill Regis), pasi ky i fundit mori një zarf me fishek brenda tij.
Vir Anderson nuk e kujton aspak atë miqësore ndaj Çekosllovakisë në “Uembli”, ndërsa sot merret me veprime bamirësie dhe ndihmuese.
Sfidanti.al