Ish-drejtori i madh i Juventusit, tani drejtor i ri i Interit, Bepe Marota, synon që të përfshijë seriozisht klubin e tij të ri në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Mançester Junajtidit, Pol Pogba, dhe këtë objektiv klubi interist mund të arrijë, nëse ai përmbush një dëshirë të madhe të Junajtidit që do në radhët e veta sllovakun Milan Shkrinjar ose kroatin Ivan Perishiç që luajnë tani me Interin, njofton “Tuttosporti”.
Sa më sipër mund të jetë edhe spekulim, por këtë lajm e botoi
dje në faqe të parë gazeta e mësipërme torineze, sipas së cilës, megjithëse Marota ende nuk është prezantuar zyrtarisht tek Interi, ai ka filluar të zbatojë planet e tij dhe të parin që “goditi”, ishte ish-klubi i tij, Juventusi.
“Tutosporti” shkruan se Marota e ka bërë planin e tij djallëzisht shumë mirë, sepse e di se Murinjo ka një dëshirë të madhe që të sjellë në radhët e Junajtidit Shkrinjarin ose Perishiçin, kështu që ai në këtë mënyrë synon të sigurojë shërbimet e Pol Pogbas së Mançester Junajtidit që tani po kërkohet aq shumë nga Juvja.
Sfidanti.al