Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, mund të kthehet gjatë verës së ardshshme te Juventusi, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare të Milanit që thjesht nuk ka para që ta blejë plotësisht këtë sulmues të shkëlqyer argjentinas.
Milani, në fakt, e ka marrë me “qira” Higuainin për një vit, duke paguar 18 milionë euro me të drejtën e blerjes së plotë të tij për 36 milionë euro. Por, ka shumë mundësi që situata financiare aktuale e klubit rosoner ta detyrojë këtë të fundit që të heqë dorë nga blerja e plotë të futbollistit argjentinas në fund të sezonit.
Drejtori i ri ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka në plan që të një të ardhme të afërt të zhillojë bisedimet me njerëzit kryesorë të klubit juventin që ta ulin çmimin e Higuainit.
Sikurse dihet, Higuain po luan gjatë këtij sezoni me Milanit në kushtet e një lojtari të marrë me “qira” nga Juvja. Gjatë këtij sezoni të Serisë A, ky futbollist argjentinas ka luajtur me Milanin në 10 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një pasim goli.
Sfidanti.al