Frikë te Paris Sën Zhermen për Nejmar dhe Mbappe të dëmtuar

E marta mund të quhej një ditë e errët për Paris Sën zhermenin. Stafi teknik i kampionëve të Francës që mesjavën e ardhshme do të luajnë sfidën e rëndësishme të Ligës së Kampioneve me Liverpulin, panë që sulmuesit kryesorë të skuadrës, nejmar dhe Kilian Mbape të dëmtohen në ndeshjet me përfaqësueset e tyre respektive, Brazilin dhe Francën kundër Kamerunit dhe Uruguiajit. Nejmar e braktisi pas disa minutash sfidën me Kamerunin, ndërsa francezi e la ndeshjen me uruguajanët pas 30 minutash.

Por në orët e fundit duket se është rritur masa e optimizmit te Paris Sën Zhermeni. Vetë braziliani Nejmar, nëpërmjet rrjeteve sociale, dha një mesazh që i qetëson të gjithë duke theksuar se dëmtimi nuk është i rëndë. Sulmuesi brazilian, për të cilin paris Sën Zhermen pagoi 222 milionë Euro, sezonin e kaluar humbi sfidën e dytë të 1/8 të finaleve me Realin e Madridit për arsye dëmtimi dhe në sfidën me kamerunin u dëmtua në aduktorët e tij pas 5 minutash.

Përsa i përket Mbapes, që u kushtoi 180 milionë Euro parizienëve, u dëmtua në shpatull në sfidën e Francës me Uruguajin, por sipas asaj që publikon e përditshmja ‘Le Parisien’, për Mbapenë që është në garë edhe për Topin e artë, bëhet më shumë fjalë për një shembje se një dëmtim dhe se ai me shumë gjasa do të humbasë vetëm ndeshjen me tuluizën në kampionatin francez.

sfidanti,al