Zbulohet klauzola për Kutinjon; pengon Barçën të bëjë blerje te Liverpuli për 3 vjet

Në janar të vitit 2018, barcelona arriti më në fund të sjellë në Camp Nou, Filipe Kutinjon pas një tratative të gjatë me Liverpulin që nisi që në gusht të vitit 2017 me katalanasit donin me cdo kusht që të zëvendësonin Nejmarin që i la për t’u transferuar te Paris Sën Zhermeni. Barcelona pagoi 160 milionë Euro për kartonin e kutinjos, ndërkohë që vetë futbollistit i garantoi një kontratë deri në 2023 me pagë prej 14 milionë Euro në sezon, kontratë që shoqeërohet me klauzolën e zgjidhjes së saj prej 400 milionë Euro.

Por së fundmi në median spanjolle u zbulua edhe një klauzolë tjetër që ka të bëjë me momentin e transferimit të futbollistit në Barcelonë. Ishte Cadena Ser ajo që zbuloi këtë klauzolë sipas së cilër Barcelona nuk do të mund të blejë futbollistë nga Liverpuli për 3 vjet. Tashmë viti i parë i klauzolës është respektuar nga katalanasit, kështu që këtij klubi i mbeten edhe 2 vjet që të lërë të qetë liverpulin përsa i përket merkatos së transferimeve

sfidanti.al