MotoGP, Valentino Rosi u rendit i treti, krenohet e fejuara e tij

Ky sezon rezultoi më i vështirë nga sa u mendua për Valentino Rosin në Botërorin e MotoGP. E megjiothatë piloti i Jamahës, arriti të mbyllë këtë kampionat në vendin e tretë për pilotë, një rezultat ky që e ka bërë të fejuarën e tij, Franceska Sofia Novelo që të ndihet shumë krenare për 39 vjecarin.

Bukuroshja brune shfrytëzoi profilin e saj në rrjetin social Instagram për të shprehur krenarinë e saj për 9 herë kampionin e botës në MotoGP. ‘Me talent, pasion, stërvitje, vazhdimësi e vendosmëri.. pavarësisht të gjitha vështirësive, ai që u ngjit sërish në podium ishe sërish tij-iu drejtua Franceska të fejuarit të saj me mesazhin e postuar në Instagram

sfidanti.al