‘Race of Champions’ është një kompeticion i garave automobilistike ku bashkohen pilotë të cilët garojnë me ngjyrat e flamujve të tyre për ta kthyer atë në një kompeticion shumë të ashpër. tashmë ky eveniment është kthyer në një traditë dhe në të nuk mungojnë emrat e mëdhenj. Ajo që të bën përshtypje është se në edicionin e këtij viti rishfaqet binomi Fetel-Shumaher që do të përfaqësojnë gjermaninë.
Piloti i Ferrarit do të bashkohet me Mick Shumaher, djalin e legjendës së Formula 1, Mikael dhe është vetë kampioni më i ri i Evropës në Formula 3 që e konfirmoi këtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky bashkëpunim është një përsëritje e historisë, pasi piloti aktual i Ferrarit në periudhën 2007-2012 ka marrë pjesë në ‘Race of Champions’ duke formuar një skuadër vërtet të frikshme me Mikael Shumaher, me të cilën gjatë kësaj periudhe janë shfaqur vërtet superiorë ndaj të tjerëve.
sfidanti.al